Makina humb kontrollin dhe godet murin rrethues, dy të plagosur nga përplasja e fortë

30/07/2025 15:25

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje. Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë.

Top Channel