
Pas disa minutash ndërprerje, Edinburgu rifillon operacionet me fluturim për në Këln.
Aeroporti i Edinburgut thotë se fluturimet atje rifilluan pak para orës 17:00 BST, me një fluturim nga Edinburgu për në Këln.
Një zëdhënës shton se 10 fluturime u pezulluan për shkak të problemeve me kontrollin e trafikut ajror këtë pasdite.
“Sistemet tona janë plotësisht funksionale dhe kapaciteti i trafikut ajror po kthehet në normalitet. Nisjet në të gjitha aeroportet kanë rifilluar dhe ne po punojmë me linjat ajrore dhe aeroportet e prekura për të pastruar ngarkesën e fluturimeve në mënyrë të sigurt. Kërkojmë ndjesë nga të gjithë ata që janë prekur nga ky problem”, tha Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror në një deklaratë.
Top Channel