Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

30/07/2025 16:17

Të paktën 104 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës në raportimin e saj bën me dije se 399 persona të tjerë janë plagosur.

Numri i të vdekurve që kur ushtria izraelite nisi një fushatë në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 është rritur në 60,138, thotë ministria.

Shumë prej të vrarëve dhe të plagosurve janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, thotë ministria, duke shtuar se ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk kanë qenë në gjendje t’i arrijnë deri më tani.

Top Channel