
30/07 22:50
Një person i dënuar për trafik droge në Itali, është arrestuar në një fshat të Shijakut.
Në pranga ka rënë Fatjan Stafa, 39 vjeç, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel