Elbasani pastron trotuaret, mbi 100 biznese janë lajmëruar që të lirojnë hapësirat publike që kanë zënë
30/07/2025 15:24
Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.
Në Elbasan janë njoftuar rreth 100 biznese për të liruar vullnetarisht hapësirat e zëna dhe një pjesë e mirë e biznese iu përgjigjën thirrjes.
Nga ana tjetër qytetarët ndajnë mendime të ndryshme rreth këtij aksioni.
Gjatë gjithë muajit korrik por edhe më tej, lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.
Pas mbarimit të afatit për lirim vullnetar të hapësirave, do të nisë aksioni për prishjen e tyre.
Top Channel