Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

30/07/2025 16:39

Vendet turistike në Ishujt Galapagos janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për cunami.

Sipas qeverisë ekuadoriane ekziston një probabilitet i lartë që të gjenerohet një cunami përgjatë bregdetit të vendit.

Valët pritet të arrijnë deri në 1.5 metra lartësi, tha Instituti Oqeanografik i Forcave Detare të Ekuadorit (INOCAR) në një postim në X.

Plazhet, zonat e mbrojtura që përfshijnë akses detar, zonat publike dhe vendet e largëta pranë vendeve që mund të godasin valët e cunamit janë mbyllur gjithashtu përkohësisht, tha Marina Ekuadoriane në një deklaratë të publikuar nga INOCAR.

Mësimi do të mbahet online përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Ekuadorit për shkak të rrezikut nga cunami, tha ministria e arsimit e vendit.

Top Channel