Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje -Fier pranë fshatit Gorre.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ me një motoçikletë me rimorkio.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në të njëjtin drejtim ky nga hetimet e para dyshohet se motoçikleta nuk ka ruajtur korsinë duke dalë në korsinë e majtë.

Si pasojë mjeti tip ‘Benz’ është përmbysur, ndërsa motoçikleta ka rënë në anë të kanalit.

Nga ky aksident kanë marrë dëmtim dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga informacionet e mara pranë spitalit gjendja e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel