
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mohoi të hënën në media sociale se po kërkon të organizojë një samit me homologun e tij kinez, Xi Jinping duke shtuar, megjithatë, se ai “mund” të shkojë në Kinë me ftesën e këtij të fundit, të cilën ai tashmë ia ka bërë atij, siç kujtoi ai.
“Mund të shkoj në Kinë, por kjo do të ishte vetëm me ftesë të Presidentit Xi, të cilën ma ka dërguar. Përndryshe, nuk kam interes!” shkroi ai.
Ndihmësit e dy udhëheqësve kanë diskutuar mundësinë e një takimi gjatë udhëtimit të presidentit republikan në Azi këtë vit, sipas burimeve të Reuters.
Do të ishte i pari i mandatit të dytë të Donald Trump, pasi marrëdhëniet dypalëshe mbi çështjet e tregtisë dhe sigurisë mbeten të tensionuara.
Një vizitë e mundshme po diskutohet pak para ose menjëherë pas udhëtimit të manjatit në Korenë e Jugut për forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më 30 tetor dhe 1 nëntor, shprehen burimet.
Raundi i tretë i bisedimeve tregtare SHBA-Kinë po zhvillohet në Stokholm këtë javë dhe një rezultat i suksesshëm teorikisht do të hapte rrugën për një samit dypalësh.
Por çdo rritje e mëtejshme e tarifave amerikane, veçanërisht si rezultat i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ose vendosja e kufizimeve të reja të eksportit ndaj Kinës do të prishte planin e dy udhëheqësve për t’u takuar.
Top Channel