Po ndërtonin pa leje një impiant gazi në Delvinë, arrestohen dy inxhinierë! Shpallet në kërkim pronari

29/07/2025 10:29

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje një impiant gazi në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente, një impiant gazi, në tokë publike.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë:

Elton Malkaj, 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit ndërtimor, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim:

Sokol Meqemej, 56 vjeç, pronar i kompanise dhe Jurgen Ibrahimi, 36 vjeç, administrator i kompanisë, të dy të dyshuar gjithashtu për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” me qëllim përfitimi dhe “Pushtimi i tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel