
Nuk është një fantazi adoleshentesh, por realitet: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është parë duke darkuar me superyllin e popit, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit.
Sipas TMZ, dyshja janë fotografuar të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant i renditur si i 11-ti më i miri në Kanada dhe i rekomanduar nga guida prestigjioze Michelin. Në njërën nga fotot, Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat — përfshirë një me karavidhe — dhe konsumojnë kokteje.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një takim miqësor apo diçka më shumë, por vëmendja mediatike nuk ka munguar.
Katy Perry ndodhet në Kanada për një seri koncertesh, me ndalesën e radhës në Montreal të mërkurën. Nga ana tjetër, Trudeau është beqar prej gushtit 2023, kur njoftoi ndarjen nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë. Edhe Perry konfirmoi së fundmi ndarjen nga aktori Orlando Bloom.
Top Channel