
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Pekin dhe mbi 80,000 banorë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në Kinën veriore, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar rrugë dhe shtëpi.
Përveç kësaj, tetë persona të tjerë vdiqën pas një rrëshqitjeje dheu në qytetin Chengde, rreth tre orë në verilindje të Pekinit.
Presidenti Xi Jinping ka kërkuar përpjekje të gjithëanshme shpëtimi dhe ka urdhëruar autoritetet të përgatiten për skenarë të ekstremë. Ai nënvizoi nevojën për të kërkuar dhe shpëtuar personat e bllokuar dhe për të rivendosur banorët në zona të sigurta.
Përmbytjet kanë dëmtuar dhjetëra rrugë, ndërprerë energjinë elektrike në mbi 130 fshatra dhe kanë goditur rëndë periferitë e Pekinit, duke përfshirë Miyun dhe Huairou. Ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, duke përdorur helikopterë dhe dronë për të transportuar ndihma.
Mot i jashtëzakonshëm këtë verë po godet Kinën, me vala të nxehta rekord në lindje dhe përmbytje të mëdha në jugperëndim. Fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar dëme prej miliarda dollarësh dhe janë lidhur me ndryshimet klimatike.
Top Channel