“Nuk e ka vrarë djali im, ai nuk krijonte kurrë probleme”/ Nëna e autorit të dyshuar për krimin në Pogradec: Ilirjani e donte viktimën

29/07/2025 10:40

Një ngjarje e rëndë goditi Pogradecin këtë të hënë, ku një 31-vjeçar dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares, Kozeta Teço dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe nëna e të dyshuarit, Sanie Selmani është shprehur se djali i saj nuk e ka kryer krimin dhe se ai e donte viktimën, pavarësisht se familja nuk ishte dakord.

“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmur nga  zemra.

Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, u shpreh ajo.

Top Channel