
Maserati ka vendosur të tërhiqet nga planet për versionin elektrik të super-automjetit MC20, pasi klientët ende preferojnë përvojën tradicionale me motorë me djegie të brendshme.
Davide Danesin, drejtuesi i inxhinierisë në kompani, deklaroi për Autocar se shumë konsumatorë kanë një perceptim të gabuar për supermakinat me bateri dhe nuk ndihen të tërhequr nga ato.
Shumë prej tyre kërkojnë ende ndjesinë mekanike dhe zërin autentik të motorit, jo tinguj sintetikë-tha ai, duke theksuar se pesha e madhe e modeleve elektrike është gjithashtu një pengesë.
Për këtë arsye, Maserati do të fokusohet tek motorët e saj klasikë V6 Nettuno, ndërsa Danesin la të kuptohet se në të ardhmen mund të rikthehet edhe kutia manuale.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Alfa Romeo dhe Maserati, Santo Ficili, dy markat do të bashkëpunojnë më ngushtë në projektet e ardhshme, duke hapur mundësinë për një super-automjet të ri me motor benzinë, të zhvilluar së bashku.
Ky bashkëpunim pritet të nisë pas modelit 33 Stradale, i cili ka marrë disa elemente nga Maserati MC20, përfshirë karrocerinë prej karboni dhe kornizat prej alumini. Autocar raporton se modeli i ardhshëm i Maseratit mund të jetë një GT i bazuar në Granturismo, me një version të përmirësuar të motorit 3.0-litërsh me dy turbo, që do të prodhojë mbi 621 kuaj fuqi./TAR
Top Channel