
Irani të hënën hodhi poshtë akuzat e presidentit të SHBA-së Donald Trump se Teherani po ndërhynte në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.
Trump tha të hënën se Irani kishte “ndërhyrë” në negociatat e fundit midis Izraelit dhe Hamasit dhe se Teherani po dërgonte mesazhe shumë të këqija.
Hamasi është pjesë e “boshtit të rezistencës” të mbështetur nga Irani, një aleancë joformale e grupeve të armatosura armiqësore ndaj Izraelit që përfshin Hezbollahun e Libanit dhe rebelët Huthi të Jemenit.
“Mendoj se ata kanë qenë të përfshirë në këto negociata, duke i dhënë urdhra dhe mesazhe Hamasit, dhe kjo nuk është mirë”, tha presidenti i SHBA-së.
Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, i quajti pretendimet e Trump plotësisht të pabaza.
“Hamasi “mbron interesat e popullit të shtypur të Gazës në mënyrën më të përshtatshme dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e një pale të tretë në këtë drejtim”, tha Baghai në një deklaratë, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara se po dërgojnë “armë vdekjeprurëse regjimit të pushtimit”.
Top Channel