Iliri dhe Monika drejt gjyqit/ Meta “shtyn” njoftimin e SPAK për mbylljen e hetimit, Kryemadhi: Nuk flas më

29/07/2025 15:02

Ish-presidenti Ilir Meta nuk doli nga qelia këtu në 313 për t’u transportuar nga autoritetet përmes tunelit të nëndheshëm në ambientet e SPAK që priste t’i njoftonte mbylljen e hetimeve në orën dhjetë. Shkak u bë avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili kërkoi kohë deri në hënën për shkak të pushimeve.

I marrë i pandehur prej 27 majit e në pritje për t’u njohur me mbylljen e hetimeve, Ilir Meta tha përmes rrjeteve sociale se është njoftuar në momentin e fundit nga një gardian. Duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale, do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur, shkruan Ilir Meta.

Në të njëjtën ditë Kryemadhi u njoftua për mbylljen e hetimeve, e megjithatë për deputeten më e rëndësishme ishte gjetja e një unaze të çmuar, llojin e të cilit e njohu sepse rubini, tha Kryemadhi, është guri i saj me fat. Dhe në rast se do besohej fuqia e gurëve të çmuar, rubini ka simbolin e angazhimit dhe të dashurisë, që treguar në hyrje të SPAK nga Kryemadhi, prej muajsh e divorcuar, është më shumë se sa humor.

Mbasi qëndronte pak minuta në SPAK, Kryemadhi iu kthye seriozitetit të çështjes.

Me mbylljen e hetimeve u njoh edhe Ema Fatime Kryemadhi, ndërsa një ditë më pas iu komunikua finalizimi investigativ edhe Ema Cokut dhe Pirro Xhixhos.

Top Channel