10 ditë afat Putinit! Donald Trump rrit presionin ndaj Rusisë, ose tarifa 100% aleatëve të Moskës

29/07/2025 12:05

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshpejtuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ulur ndjeshëm afatin për një marrëveshje paqeje nga 50 në vetëm 10-12 ditë.

Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet armëpushim, Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100% ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë.

Ai shprehu zhgënjim ndaj presidentit Putin, veçanërisht pas një sulmi me raketa në Kiev që vrau civilë në një azil pleqsh, duke thënë: “Jam shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin”.

Trump e bëri të ditur këtë vendim në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ku u konfirmuan edhe furnizime të mëtejshme me armë për Ukrainën.

Qëllimi i tij: dobësimi i ekonomisë ruse përmes presionit ndaj vendeve si Kina, India dhe Brazili, megjithëse nuk i përmendi specifikisht. Kremlini reagoi ashpër.

Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev e quajti afatin “një hap drejt luftës – jo vetëm me Ukrainën, por me SHBA-në”, ndërsa theksoi se “Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky përshëndeti deklaratat e Trumpit si të qarta dhe të vendosura. Kujtojmë se Trump kishte premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh sapo të merrte detyrën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta