Siguronte doza kanabisi dhe i shiste në lagjet e qytetit, vihet në pranga 53-vjeçari në Tepelenë

28/07/2025 11:43

Policia e Tepelenës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Dealer”, duke arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

Shtetasi Q. Ç., banues në Tepelenë, u vu në pranga si rezultat i një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Sektorin Operacional.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e të dyshuarit, shërbimet e policisë gjetën sasi të lëndës narkotike Cannabis Sativa, të ndarë dhe gati për shitje, si dhe sekuestruan një aparat celular që dyshohet se përdorej për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel