Gara për BKH-në/ Faza e fundit e projektit mbikqyret edhe nga ICITAP, çdo kandidat pyetet brenda 45 minutave

28/07/2025 16:01

Edhe faza e fundit e testit të pretendentëve për drejtimin e BKH-së është mbikqyrur nga të huajt, jo vetëm amerikanët dhe përfaqësues të BE-së, por edhe të ICITAP.

Gjatë ditës, secili nga kandidatët është pyetur brenda 45 minutave kohë në dispozicion, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Nga paneli prej tre prokurorësh të posaçëm, të cilët janë të përçarë për shkak të preferencave ndaj emra ve të caktuar, kandidatët janë pyetur për përvojën e tyre, vizionin, si dhe pyetje teknike si do vepronte drejtori për çështje të menaxhimit dhe drejtimit.

Top Channel