
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, reagon për situatën emergjente në Borsh, Piqeras dhe Sasaj.
‘Që prej orëve të para të mëngjesit, në koordinim të plotë me Forcat e Armatosura, Forcën Ajrore dhe strukturat e emergjencës civile, kemi intensifikuar operacionin nga ajri dhe toka për neutralizimin e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë zonën e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt’, shkruan Vengu.
Statusi i Plote
? Dy helikopterë të Forcës Ajrore janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për shuarjen nga ajri të flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Ndërkohë, zjarrfikësit e Himarës dhe efektivët e Forcave të Armatosura kanë siguruar perimetrat përreth banesave, duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
?♂️? Falë ndërhyrjes së koordinuar të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të emergjencave civile, janë evakuuar me sukses 40 qytetarë nga zonat më të rrezikuara, përfshirë banorë dhe pushues.
?? Operacioni do të vijojë pa ndërprerje deri në eliminimin e plotë të çdo vatre zjarri dhe rikthimin e normalitetit në zonë. Dua të falënderoj të gjithë strukturat për angazhimin maksimal dhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar në këtë situatë të vështirë.”
? Situata mbetet dinamike dhe strukturat janë në gatishmëri të plotë. Çdo zhvillim do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.
Top Channel