Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend/ Rama publikon pamjet: Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo!?
27/07/2025 20:30
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet puna për lirimin e hapësirave.
Me tone humoristike aq dhe ironizuese, kreu i qeverisë shkruan krahas postit “Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”
Siç duket edhe nga pamjet, shihen njerëz teksa pu punojnë vetë për heqjen e shtesave nga ambientet e tyre, sipas urdhërit nga organet përkatëse
Top Channel