
27/07 22:59
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi se do të ketë tarifa amerikane prej 15% për mallrat nga Evropa në të gjitha nivelet.
“Kemi arritur një marrëveshje. Është një marrëveshje e mirë për të gjithë”, tha Trump.
Më tej ai shtoi “Do të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin… është një partneritet në një farë mënyre”.
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e përshëndeti gjithashtu atë si një “marrëveshje të madhe”, e cila erdhi pas “negociatave të vështira”.
Marrëveshja përfshin gjithashtu premtime për investime dhe blerje energjie me vlerë miliarda dollarë nga Brukseli.
Top Channel