“Izraeli gjithmonë ka lejuar ndihmat në Gaza”, Netanyahu: Nuk ka më justifikime nga OKB-ja

27/07/2025 16:31

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ‘hedhur poshtë’ pretendimet e OKB-së për mungesën e ndihmave humanitare në Gaza.

Në një deklaratë video, Netanyahu thotë se, ndërsa Izraeli vazhdon luftimet në Gaza dhe negociatat me Hamasin, vendi duhet të lejojë hyrjen e furnizimeve “minimale” humanitare.

Kryeministri thotë se Izraeli gjithmonë ka lejuar ndihmën në Gaza, por shton se OKB-ja e ka kritikuar qeverinë e tij për krizën me të cilën po përballen palestinezët.

“Ka rrugë të sigurta. Gjithmonë ka pasur, por sot është zyrtare. Nuk do të ketë më justifikime”, thotë udhëheqësi izraelit, gjatë një vizite në një bazë ajrore.

Ai e mbyll videomesazhin duke thënë se “Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona të luftës – deri në fitoren e plotë.”

Top Channel