Më shumë se katër orë që vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa banesa të fshatit Kaninë, por dhe stanet me bagëti.

Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre.

Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për të operuar.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në malin e Shashicës, aty ku intensiteti i flakëve është i ashpër.

Në Kanine përtej përpjekjeve të efektivëve të FA, zjarrfikësve u angazhuan dhe avionët “Canadair”.

Top Channel