Zjarri i frikshëm në Delvinë, dy persona të tjerë asfiksohen ndërkohë që po përpiqeshin të shuanin flakët
25/07/2025 19:10
Dy persona të tjerë janë asfiksuar ndërkohë që po përpiqeshin të fiknin zjarrin në Delvinë.
Sipas asaj që raporton korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi, të plagosurit janë shefi i krimeve në Delvinë, Joni Lame dhe Apostol Zhupa, banor nga fshati Kopaçez, të cilët janë asfiksuar ndërkohë që po mundoheshin të shuanin sado pak zjarrin.
Ndërkohë, disa minuta më parë shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në trup si pasojë e përfshirjes nga flakët gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Senicë dhe është transportuar menjëherë drejt Traumës.
Top Channel