
Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës.
Një nga vatrat që përfshin zonën e Fushës së Pelave ka zhvillime të pakta në rritje të vatrës, më shumë ka zjarr brenda perimetrit të vatrës që digjen trungje e mbetje drurësh të vjetra.
Vatra e dytë në kahun lindor të Gurë Lurës nga kahu i pllajës mbi fshatin Gurë Lurë, sot zjarri ka zhvillimi në maje të lartësisë së malit i zhvilluar pa kontroll ka shtrirë perimetër nga poshtë mbi fshatin Gurë Lurë dhe po avancon drejtë 3-4 banesave të Gurë Lurës.
Terreni për të ndërhyrë me forca operacionale është e pamundur për shkak të pjerësisë së malit ku bien Gurë dhe na rrezikohen forcat në operacion. Vetëm ndërhyrja nga ajri është mundësi që mundë të izolohet, gjë e cila pritet mbështetja nga M.M, AKMC.
Sot në operacion janë angazhuar nga bashkia Dibër mbi 35 forca në terren.
Top Channel