Grushte dhe sende të forta/ Sherr mes turistëve në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

25/07/2025 13:02

Pesë të rinj nga Italia janë shpallur në kërkim, pasi u konfliktuan në shëtitoren e Sarandës me tre të tjerë, po ashtu italianë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30 dhe nga hetimet ka rezultuar se dy grupe me italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit italianë:

G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli, Itali.

Këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet persona të pasiguruar.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Top Channel