
Liri me kusht edhe për të dënuarit e përjetshëm.
Ky është një nga ndryshimet e kodit penal, drafti I cili do ti nënshtrohet sërish diskutimeve publike gati pesë vjet nga nisja e ndryshimeve në kodin aktual. Një i dënuar i përjetshëm lejohet të përfitojë nga ligji pasi ka shlyer jo më pak se 35 vjet burg, nëse ka shfaqur pendesë dhe vlera etike e shoqërore thuhet të draft.
“Në Shqipëri të dënuarit e përjetshëm mbahen në burgje të sigurisë së lartë”, raporton për TCH, gazetarja Anila Hoxha.
Mes risive që ekspertët e jurisprudencës kanë sjellë është përjashtimi nga burgu i përjetshëm i grup moshës deri në 21 vjeç, të cilët do të konsiderohen si të mitur. Në këtë pikë propozohet dënimi i bullizuesit kur shkakton vetëvrasjen përmes bullizimit, ndërkohë që është kriminalizuar fyerja që në kodin aktual dënohet me gjobë, në të riun parashikon burgosje deri në dy muaj.
E dënueshme është me ndryshimet e propozuara edhe vërja e planeve për të kryer korrupsion që me kodin e ri cilësohet si konspiracion dhe që dënohet deri në tre vjet burg. Është shtuar masa për qytetarët që pranojnë favore dhe para në këmbim të votës duke u dënuar deri në shtatë vjet burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike, kurse ai që korrupton dënohet me një vit më pak . në kod është përfshirë si krim pranimi i dhuratave nga zyrtarët në rast se nuk deklarohet është e dënueshme duke nisur nga gjoba deri në tre vjet burg. Po ashtu nëse edhe pasurimi i paligjshëm që kapërcen dukshëm të ardhurat do të dënohet me burg nga dy deri në shtatë vjet burg. Mes risive përfshihen edhe shkeljet me fondet e Bashkimit Europian.
Top Channel