Konflikti i armatosur Tajlandë-Kamboxhia, situata po shkon drejt një lufte totale mes dy vendeve

25/07/2025 15:03

Tajlanda dhe Kamboxhia po zhvillojnë për të dytën ditë përleshjet më të përgjakshme ushtarake në më shumë se një dekadë, me tanke, artileri, raketa dhe drone.

Numri i viktimave në Tajlandë ka arritur në 14 persona, 428 të tjerë janë të shtruar në spital. Konflikti ka sjellë edhe evakuimin e më shumë se 130,000 civilëve në provincat tajlandeze. Sakaq edhe Kamboxhia njoftoi se një civil u vra dhe pesë u plagosën në sulmet e forcave tajlandeze kundër vendit. Kryeministri në detyrë Kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Ueçajaçi, paralajmëroi se përleshjet ndërkufitare me Kamboxhian “mund të përshkallëzohen në luftë”.

Nëse situata përshkallëzohet, ajo mund të përshkallëzohet në luftë, megjithëse për momentin mbetet e kufizuar në përleshje“, shprehet kryeministri në detyrë Kryeministri i përkohshëm i Tajlandës, Phumtham Ueçajaçi.

Megjithatë shpresat për të hapur një dialog me Kamboxhian tha kryeministri në detyrë janë të larta.

Dy vendet në Azi janë përplasur mes tyre që nga muaji maj kur një ushtar kamboxhian humbi jetën në një shkëmbim zjarri, ndërsa së fundmi Tajlanda akuzoi Kamboxhian se ka minuar zonën kufitare duke shkaktuar plagosjen e tre ushtarëve të saj.

Top Channel