
Marathon Enkelana do të zhvillohet nesër në Pogradec në edicionin e saj të IV-ët.
Këtë vite do te ketë dy disiplina, e para është ajo 21.195 m Lin-Pogradec, dhe tjetra 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec.
Për mbarëvajtjen e kësaj maratone, policia ka dalë me një njoftim për akset që do të jenë të bllokuara dhe oraret.
Pjesë e garave do të jenë pjesëmarrës nga 38 vende të botës, profesionistë dhe amatorë. Për mbarëvajtjen e garës dhe zhvillimin e saj do të ketë bllokim të rrugëve si më poshtë:
Dt 26 Korrik prej orës 18⁵⁰ deri në orën 20³⁰ aksi Lin-Pogradec(nisja e garës nga qendra e fshatit Lin) sportistët do të devijojnë në kilometrin e 12-të garës për të vrapuar më pas në korsinë e biçikletave.
Gara 11.500 m, do të nisë nga qendra e Pogradecit prej orës 19:⁰⁰
Do të jetë e bllokuar deri në orën 21⁰⁰
-Bulevardi “Reshit Çollaku”
-Bulevardi “Kajo Karafili”
-Rruga deri tek Karburanti “Gega”
-Aksi Pogradec-Tushemisht si edhe rruga përgjatë liqenit në drejt Vilave dhe devijojnë tek rruga e zjarrfikëses për të shkuar drejt finishit në qendër.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, do të jenë të angazhuara forcat e policisë së rendit, forcat e policisë rrugore, efektivët e policisë bashkiake, MZSH, ambulanca etj.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesëve të automjeteve dhe qytetarëve që të evitojnë lëvizjet me makine në oraret e përmendura për të mos krijuar anomali.
Pogradec-Lin ora 18⁵⁰ deri në 20³⁰
Pogradec-Tushemisht-Pogradec 19⁰⁰-21⁰⁰
Top Channel