
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se po braktisin negociatat e armëpushimit në Gaza me grupin islamist palestinez Hamas të hënën, një ditë pasi tërhoqën delegacionet e tyre nga bisedimet.
Netanyahu tha se Izraeli tani po shqyrton mundësi “alternative” për të arritur qëllimet e tij për të rikthyer pengjet e tij nga Gaza dhe për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në enklavë.
Trump tha se Hamasi nuk donte të bënte asnjë marrëveshje dhe se ai besonte se udhëheqësit e grupit tani do të “ndiqeshin dhe kapeshin”. Këto deklarata vijnë pas deklaratave të bëra mbrëmë nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff, i cili tha se Hamasi ishte përgjegjës për bllokimin në negociatat e armëpushimit, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti. Netanyahu tha se Witkoff kishte të drejtë dhe se Hamasi ishte një pengesë për një marrëveshje.
Hamasi iu përgjigj një propozimi për armëpushim të mbështetur nga SHBA-të të mërkurën, me Izraelin që njoftoi disa orë më vonë se po tërhiqte negociatorët e tij për konsultime. Hamasi, nga ana e tij, nuk u pajtua me përshkrimin e Witkoff për bisedimet dhe tha se negociatorët po bënin përparim. Grupi palestinez tha se komentet e Witkoff kishin për qëllim të ushtronin presion mbi palën izraelite përpara raundit të ardhshëm të negociatave.
Top Channel