
Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të enjte padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës, pasi kjo e fundit kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në këto qarqe.
Nuk mungoi reagimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili i komentoi këto vendime si një nënshtrim të plotë dhe total politik të gjykatësve që sipas tij mbrojnë qeverinë.
“Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha beteja që shqiptarët të votojnë të lirë.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik të atyre gjykatësve që vetëm ligjin nuk njohin dhe nuk respektojnë.
Mbrojnë qeverinë, mbrojnë farsën zgjedhore më të shëmtuar në historinë e vendit dhe bëhen pjesë e saj. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.
Top Channel