Nga arrestimi një vit më parë, tek fitimi i “Drag Race” në Kosovë dhe gjobitja për gara të paligjshme/ Kush është Elvis Kosova, iu vu tritol në garazh

24/07/2025 11:10

Elvis Kosova, 39-vjeçari të cilit iu vu tritol pas mesnate në garazh nuk është një emër i panjohur për policinë.

Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.

Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ia ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thotë se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Ai njihet edhe si “pilot” garash ndërsa ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.

Në vitin 2022 në aksin Laç-Mamurras në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina.

Ai u kap nga policia teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis, ndërsa u gjobit me 120 mijë lekë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel