Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD
24/07/2025 12:44
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës.
PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës, kërkesa të cilat u rrëzuan këtë të enjte.
Kolegji Zgjedhor sot mbylli sagën e ankimimeve të PD për zgjedhjet e 11 majit.
Tashmë i hapet rruga kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për ndarjen e mandateve në këto tre qarqe.
Top Channel