
Kamboxhia dënon ushtrinë tajlandeze për dëmtimin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ministria e Kulturës dhe Arteve të Bukura e Kamboxhias dënon agresionin e kryer nga ushtria e Tajlandës, duke thënë se shënjestrimi i tempullit Preah Vihear, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “mund të përbëjë krime lufte”.
Në një deklaratë të enjten, ministria i quajti sulmet një “shkelje të rëndë dhe të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare” dhe një “shpërfillje flagrante” të detyrimeve ligjore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.
“Sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme si në zonën përreth ashtu edhe në strukturat e tempullit. Tempulli, është një vend i shenjtë kulturor dhe trashëgimi historike e popullit kamboxhian”, shprehet Ministria e Kulturës në një deklaratë për mediat.
Ministria pretendoi se “veprimet agresive” të Tajlandës janë njëkohësisht një “katastrofë kulturore dhe një tragjedi morale”, duke paralajmëruar për “pasoja të gjera për trashëgiminë globale dhe identitetin kombëtar të popullit kamboxhian”.
Ministria kërkoi ndalimin e aktivitetit ushtarak pranë tempullit.
Më herët, ministria e mbrojtjes e Kamboxhias një avion luftarak tajlandez F-16 kishte hedhur dy bomba në një rrugë pranë tempullit të shekullit të 11-të, ndërsa përleshjet shpërthyen në disa pika të nxehta përgjatë kufirit të diskutueshëm midis dy vendeve.
Top Channel