Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

24/07/2025 14:31

Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, tha zëvendësministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, një ditë para se Teherani të zhvillojë bisedime me fuqitë evropiane në Stamboll.

Diplomati iranian shtoi se bisedimet mund të rifillojnë nëse njihen të drejtat e Teheranit sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe Uashingtoni ndërton besim me Iranin dhe garanton se negociatat nuk do të çojnë në veprime të reja ushtarake kundër Iranit.

Kujtojmë se negociatat për programin bërthamor mes Iranit dhe SHBA-së u stopuan për shkak të konfliktit 12-ditor të Teheranit dhe Tel Avivit, të cilit iu bashkuan dhe Amerika, pasi sulmoi objektet bërthamore të Iranit.

Konflikti përfundoi më një armëpushim të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, që të dy shtetet e pranuan.

Pas përfundimit të konfliktit Teherani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së.

Top Channel