
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran në Korçë.
Një mjet del nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e një çifti bashkëshortësh.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere.
Dy të dëmtuarit po nisen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ,ndërkohë që ka mbërritur edhe policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Çifti vinte nga Gjirokastra për në Korçë dhe aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së vëmendjes së drejtuesit, i cili ka goditur fillimisht këmbësoren në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur.
Mësohet se këmbësorja ka marrë dëmtime por paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ashtu si edhe 2 të dëmtuarit e tjerë.
Top Channel