
Turqia po thellon bashkëpunimin e saj me Libinë, duke nënshkruar një marrëveshje për përmirësimin e tetë aeroporteve.
Belkasem Khalifa Haftar, kreu i Fondit Libian për Zhvillim dhe Rindërtim, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke ALBAVVABA Hizmetleri Limited Sirketi për të përmirësuar sistemet e navigimit ajror në 8 aeroporte strategjikisht të rëndësishme.
Fondi njoftoi se marrëveshja ka të bëjë me instalimin dhe përmirësimin teknologjik të sistemeve të navigimit dhe komunikimit, si ajror ashtu edhe tokësor, në aeroportet e Bengazit, Sabhas, Sirte, Ubari, Al Abrak, Martouba dhe Tobruku.
Fondi Libian i përshkroi kontratat si “strategjike”, duke theksuar se qëllimi është modernizimi i aviacionit civil.
Marrëveshja vjen pas bashkëpunimit midis Turqisë dhe Libisë, përfshirë memorandumin e paligjshëm mbi zonat detare.
Top Channel