
Dr. Mohammed Abu Salmiya, drejtor i spitalit Shifa në qytetin e Gazës, thotë se 21 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja dhe uria në të gjithë territorin në 72 orët e fundit.
Rreth 900,000 fëmijë në Gaza vuajnë nga uria dhe 70,000 prej tyre janë në gjendje kequshqyerjeje, transmeton BBC.
Ata përballen me një numër alarmant vdekjesh, paralajmëron mjeku, me pacientët me diabet dhe ata me veshka në rrezik të veçantë.
Përveç këtyre shifrave nga Salmiya, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 15 persona të tjerë në Gaza kanë vdekur për shkak të urisë dhe kequshqyerjes gjatë ditës së kaluar. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të tilla në 101, përfshirë 80 fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë.
Top Channel