
SPAK pritet t’i komunikojë nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas fletëthirrjes Erion Veliaj dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten nesër në orën 11:00.
Avokati Ermir Beta konfirmoi për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën se ftesa për komunikim akuze i është përcjellë nga SPAK.
Ndërkohë sot në SPAK u paraqit biznesmeni Elman Abule.
Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.
Top Channel