Mungesë karburanti në spitalet e Gazës, ministria e Shëndetësisë paralajmëron: Do të ndërpritet funksionimi i qendrave shëndetësore brenda 48 orëve

22/07/2025 15:06

Ministria e Shëndetësisë e Gazë, ka paralajmëruar se spitalet në rajon mund të ndërpresin funksionimin brenda 48 orëve për shkak të mungesës së karburantit.

Në një deklaratë, ministria thotë se është dashur të pezullojë shërbimet në gjashtë klinika shëndetësore dhe qendra mjekësore për shkak të mungesës së karburantit.

Në deklaratën e saj, ministria e drejtuar nga Hamasi, fajëson Izraelin për situatën, duke thënë se po e bllokon qëllimisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga furnizimi me karburant i spitaleve në Gaza.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite.

Top Channel