Mbetet aktive vatra e zjarrit në Vernik të Devollit, forcat zjarrfikëse në vendngjarje për shuarjen e flakëve
22/07/2025 09:19
Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Vernik të Devollit.
Top Channel mëson se 75 forca po shkojnë në vendin e ngjarjes, ndërsa po bëhen gati 90 forca të tjera.
Vatra në dogana për momentin është e izoluar, por mbahet në monitorim që të mos ketë aktivizim të zjarrit.
Po ashtu edhe Dishnica është përfshirë nga flakët, ku rreth 50 forca kanë dalë në terren. Forcat zjarrfikëse janë ndarë në dy grupe për izolimin e zjarrit, një nga krahu I kishës së Shën Marenës dhe një nga krahu i fshatit Barç.
Nga flakët janë përfshirë pisha, ahishte, lajthi dhe humbus. Për momentin vatra është izoluar.
Top Channel