Lufta tregtare SHBA-Kinë, impakti në ekonominë botërore dhe dilemat që sjell përleshja në të ardhmen

22/07/2025 17:55

Ekonomia globale është në një pikë kritike mes luftës tregtare të dy superfuqive SHBA-Kinë.

Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, të paktën deri më tani, nuk ka arritur të çojë në një recesion global, por po shkakton ndryshime të thella strukturore në ekonomi, shoqëri dhe ekuilibra gjeopolitike.

Në këtë sfond, Evropa po përpiqet të kundërsulmojë përmes investimeve teknologjike dhe autonomisë strategjike me ACCC dhe iniciativën kombëtare të prodhimit të mikroçipave.

Pavarësisht shqetësimeve për rritjen e inflacionit dhe një goditjeje në tregun e punës, të dhënat tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë korrur të ardhura të konsiderueshme tatimore nga tarifat.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, të ardhurat e qeverisë amerikane nga importet arritën në 64 miliardë dollarë, 47 miliardë dollarë më të larta se e njëjta periudhë në vitin 2024. Inflacioni u rrit në 2.7%, por larg skenarëve katastrofikë prej 3% e lart.

Top Channel