
22/07 22:58
Portat e Akropolit dhe vendeve të tjera arkeologjike në Athinë do të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten për shkak të një vale të nxehti .
Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të Qytetit të Athinës, të lëshuar pak kohë më parë, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 vendet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve.
Top Channel