Flakët u afrohen banesave/ Banorët e Dukatit largojnë bagëtitë nga stanet: Po rrezikohet i gjithë vendi
22/07/2025 13:32
Banorët e Dukatit janë duke larguar bagëtinë nga stanet, pasi flakët e zjarrit po i afrohen dhe rrezikojnë bagëtitë. Zjarrëfikist dhe FA janë shpërndarë në terren, situata vijon të jetë problematike.
“Zjarri ka që në datën 5, ka pushuar dy tre ditë dhe është aktivizuar prapë, rrezikojmë bagëtitë, u rrezikua gjithë vendi, kur të bien shirat…, u rrezikua fshati, janë djegur të gjitha pemët”, tha njëri prej banorëve.
Top Channel