Dy persona humbën jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi përmbytjet goditën provincën Shandong të Kinës lindore të hënën, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, me më shumë se 364 mm shi të rënë brenda pesë orëve gjatë natës.

Këto reshje shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe shkatërruan 19 shtëpi në qytetin Dawangzhuang.

Shikoni videon:

Kina është goditur nga mot ekstrem këtë verë, me javë të tëra shirash të rrëmbyeshëm në jug të vendit. Në qershor, gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 80,000 u zhvendosën nga përmbytjet në provincën Wuzhou të Kinës jugore, sipas mediave shtetërore.

Kina është emetuesi më i madh në botë i gazrave serrë, të cilët shkencëtarët thonë se janë përgjegjës për ndryshimet klimatike.

Por Kina po zhvillon gjithashtu sektorin e saj të energjisë së rinovueshme më shpejt se çdo vend tjetër në botë.

Top Channel