
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, u takua sot në Ramallah me zëvendëspresidentin e Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh për të diskutuar situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Ky takim përtej përmbajtjes së diskutimeve dhe mesazhit që Uashingtoni po u dërgon të gjitha palëve në lidhje me luftën që po zhvillohet në Gaza, si dhe situatën shpërthyese në Bregun Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një arsye tjetër.
Kjo është hera e parë që zyrtarë të lartë të Autoritetit Palestinez kanë rënë dakord ta presin Huckabee në Ramallah në cilësinë e tij si ambasador në Izrael.
Gjatë mandatit të mëparshëm të Trump, zyrtarë të lartë të Autoritetit Palestinez refuzuan të takoheshin me ambasadorin e atëhershëm David Friedman.
Pavarësisht faktit se ky takim është një hap i parë, i rëndësishëm diplomatik, për të gjetur terren të përbashkët për një diskutim të parë në lidhje me përfundimin e luftës në Gaza dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Bregu Perëndimor, Hamasi vazhdon të refuzojë të nënshkruajë propozimin më të fundit, amerikan për një armëpushim 60-ditor që delegacioni amerikan ka formuluar për javë të tëra në Katar.
Top Channel