Zjarr masiv në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

21/07/2025 13:56

Vijon të mbetet aktiv zjarri në një mal në anën e Kapshticës.

Flakët të cilat favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat, po përfshijnë të gjithë pllajën e malit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht.

Duhet thënë që hyrja është bërë në kohë, por era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët.

Top Channel