“S’është Thethi për resorte”, Rama: Janë pjesë e fantazisë së atyre me vizion të ngushtë shikimi

21/07/2025 09:21

Kryeministri Edi Rama komentoi situatën në Theth pas shembjes së godinave pa leje të cilat kishin zaptuar hapësirën publike.

Ai u shpreh se Thethi nuk është vend për resorte, ndërsa theksoi se prona është e pacenueshme.

Komentuesi: Pasi të shembësh objektin masiv nisin oligarkët nga e para.

Rama: Jo mor djal, je shumë gabim, këto janë përralla që ju kanë mbushur kokën ose mllefi dhe inati ndaj qeverisë ose ujërat e zeza mediatike, prona është e pacenueshme, nëse prona është e dikujt duhet të merret vesh, në Theth e kundërta është e vërtetë, s’do të ketë zhvillime, vetëm në raste specifike për ata që jetojnë aty, s’është Thethi për resorte të mëdha pjesë e fantazisë së atyre me vizion të ngushtë shikimi.

Top Channel