Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku si pasojë se mbeti i plagosur një ish-efektiv policie.

Në këtë konflikt janë përdorur armë të ftohta, dhe  se ka pasur edhe të shtëna armësh në ajër.

Ish-efektivi A.Veli mendohet se është lënduar me tytën e pistoletës, ndëërsa arma sipas policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij”, sipas policisë.

Top Channel