
Kreu i socialistëve, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, u ndal në njërin prej komenteve për mënyrën e qeverisjes.
Ai u shpreh se qeveritë dallojnë për punët që kanë bërë, teksa shtoi se ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike ishte e nevojshme.
“Shikoni çfarë ndryshimi i menjëhershëm që po ndodh në një kohë të shkurtër, që nuk ka buxhet shtesë. Është hapur një proces, për të gjithë ata që duan ti shërbejnë Vlorës. Të kandidojnë për të qenë drejtues të rinj të bashkisë së Vlorës.
E para punës këtu nuk bëhet fjalë për mburrje por për informim. Qeveritë dallojnë në mënyrën se si e bëjnë punë. Edhe liderët dallojnë nga mënyra se si bëjnë punën, jo sa veze me të kuqe bëjnë.
Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrje, por nuk jemi ende një shoqëri e tillë. Gjëja fillon nga secili që duhet të dijë ku e ka kufirin”, deklaroi Rama.
Top Channel